Turi Çiklistik i Shqipërisë “paralizon” sërish Tiranën dhe disa qytete, ja rrugët që do të bllokohen

Aktualitet

Turi Çiklistik i Shqipërisë “paralizon” sërish

Autoritetet shtetërore për 4 ditët e ardhshme sërish do të “paralizojnë” qarkullimin e automjeteve në Tiranë dhe disa nga akset kryesore kombëtare.

Shkak për bllokimin e rrugëve është bërë mbarëvajtjen e “Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë”, i cili zhvillohet në 5 etapa, në disa qytete të vendit.

Policia Rrugore bën me dije se do të ketë kufizime lëvizjeje në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Fier, ku lëvizja me automjet do të jetë një “mision i pamundur”, ndërsa qytetarët dhe bizneset do të zhyten sërish në kaos.

Policia e Shtetit bllokon lëvizjet e automjeteve në itineraret dhe oraret e përcaktuara, si më poshtë:

 

ETAPA E PARË/ Datë 26.05.2025

Rruga “Zogu i Parë”, Tiranë – Rruga e Durrësit, nga 11:30 deri në orën 12:30

Autostrada “Durrës- Tiranë” deri në Kashar, nga ora 11:30 deri në orën 12:20

Autostrada “Kashar – Thumanë”, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Thumanë – Milot, nga ora 12:30 deri në orën 13.10

Rruga Milot – Rrëshen, nga ora 12:50 deri në orën 13:45

Rruga Rrëshen – Milot, nga ora 13:30, dëri në orën 14:15

Rruga Milot –Lezhë, nga ora 14:00 deri në orën 14:30

Rruga Lezhë – Shkodër, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Nga sheshi “Balshaj” në rugën “Zogu i Parë deri në Parrucë, Shkodër, nga ora 15:10 deri në orën 15:45.

 

ETAPA E DYTË/ Datë 27.05.2025.

Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15

Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30

Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15

Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00

Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30

Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00

Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

 

ETAPA E TRETË/ Datë 28.05.2025

Rruga nga kalaja e Elbasanit – Rruga e luleve – Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10

Rruga e Baradasheshit – ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12.30

Ura e Cërrikut – kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Kthesa e Belshit – Kuçovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30

Rruga Kuçovë – Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30

Rruga Poshnje – Saver, nga ora 13:15 deri në orën 14:30

Rruga Saver-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40

Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20

Autostrada Levan – Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50

Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16.00.

 

ETAPA E KATËRT/ Datë 29.05.2025

Bulevardi kryesor – Pusi Mezinit, nga ora 11:40 deri në orën 12:20

Pusi i Mezinit – Peshkepi, nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Rruga Peshkepi – Kuç, nga ora 12:00 deri në orën 13:45

Rruga Kuç – Qeparo, nga ora 13:30 deri në orën 14:10

Rruga Qeparo – Himarë, nga ora 13:40 deri në orën 14:25

Rruga Himarë-Dhërmi, nga ora 14:00 deri në orën 15:10

Rruga Dhërmi – Orikum, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Rruga Orikum – Vlorë, nga ora 15:10 deri në orën 16:00.

 

ETAPA E PESTË/ Datë 30.05.2025.

Bulevardi kryesor – pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20

Autostrada Vlorë – Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15

Rruga Fier – Saver, nga ora 10:5 deri në orën 12:00

Saver – dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00

Rruga Levan – qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion