Xheneta bën deklaratën e fortë ndaj moderatores: I ke shkruajtur të dashurit tim!

Showbiz

Xheneta bën deklaratën e fortë ndaj moderatores: I ke shkruajtur

Ajo çfarë nisi si një diskutim i qetë në “E Diell”, mori papritur kthesën që askush nuk e priste. Finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, nuk kurseu aspak moderatoren Sara Gjoka, teksa në mes të emisionit ngriti një pretendim të fortë: “I ke shkruar të dashurit tim, ndërsa isha me të.”

Situata u tensionua menjëherë, duke i habitur edhe të ftuarit e tjerë, pasi tema e ditës nuk kishte aspak lidhje me jetën personale të të pranishmëve. Por për Xhenetën, ky ishte momenti për të kërkuar llogari.

Me tone të drejtpërdrejta dhe pa shumë filtra, modelja e bëri të qartë se ndjen se është thyer një kufi, ndërsa Sara e vendosur përballë akuzës u përpoq të ruajë qetësinë.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Xheneta Fetahu: Sara pse ju shkruan çunave kur e di që janë në një lidhje me një gocë? Po flas për një rast që më ka ndodhur mua dhe asaj.

Sara Gjoka: Çfarë rasti?

Xheneta Fetahu: Ti vitin e kaluar i ke shkruar çunit me të cilin kam qenë në një njohje.

Sara Gjoka: Cili është?

Xheneta Fetahu: Po ti e di se cili është, ai nuk është fytyrë publike. Ti më ke inçizuar mua kur unë kam folur me ty, e kam me fakte. Mos më bëj moralisten.

Sara Gjoka: Nuk jam dakord fare që ne të diskutojmë në publik këtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion