Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, Apeli lë në fuqi dënimin burg përjetë për Besnik Pjetrin

Aktualitet
Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë, Apeli lë në fuqi

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lezhës, e cila në muajin prill dënoi me burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin (Përdeda) i cili më 29 gusht të vitit 2022 vrau ish vjehrrin dhe vëllanë e ish gruas në Lezhë.

Autori Besnik Pjetri shkoi në shtëpinë e ish-gruan dhe pas një konflikti ai nxori armën dhe vrau babë e bir, të cilët sapo ishin kthyer nga Italia. Ai ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja, mirëpo konfliktet ishin të vazhdueshme për pronat dhe pasurinë.

Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje Pjetri ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 29 gusht 2022 në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës, ndërkohë Besnik Pjetri ra në pranga vetëm në muajin dhjetor të 2023.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion