Nën efektin e drogës dhe pa patentë, 19-vjeçari kryen manovra të rrezikshme me makinë pranë shkollës

Aktualitet

Nën efektin e drogës dhe pa patentë, 19-vjeçari kryen

Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar,  i cili nën efektin e drogës dhe pa patentë ka kryer manovra të rrezikshme pranë një shkolle në Tiranë.

I riu është arrestuar nga policia për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Ditën e sotme Oficerja e Sigurisë dhe Drejtoresha e Shkollës së mesme “Feti Vogli”, Tiranë, kanë njoftuar policinë se një nxënës i vitit të tretë në shkollën e tyre, shtetasi L.L 19 vjeç, ka qenë duke kryer manovra të rrezikshme me automjet në afërsi të shkollës, duke rrezikuar edhe nxënësit e tjerë.

Pas verifikimeve të kryera me drogëtestues, ky shtetas rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “Cocaine”, si dhe i pa pajisur me leje drejtimi. Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë dhe arrestim i drejtuesit të automjetit nga policia rrugore e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion