Negociatat me BE, Euractive: Ja kur pritet që Shqipëria të marrë dritën jeshile

Aktualitet

Negociatat me BE, Euractive: Ja kur pritet që Shqipëria të

Shqipëria mund të marrë dritën jeshile për në BE në qershor sipas Euractive.

Procesi do të përshpejtohet pas ofertës për Ukrainën. Gjatë qershorit e njëjta ftesë do merret për Ukrainën.

Sipas Euractive të dyja vendet, si Shqipëria dhe Ukraina, mund të marrin dritën jeshile të anëtarësimit në BE gjatë muajit qershor.

Serbia dhe Mali i Zi janë në krye nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Por procesi i pranimit të Malit të Zi ka shtagnur disi dhe ndërsa Serbia vazhdon të hapë kapituj, nuk ka vullnet të vërtetë politik për t’u bashkuar me BE.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të radhës, në pritje për të nisur zyrtarisht bisedimet, ndërsa Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë marrë ende statusin e kandidatit”, thuhet më tej në artikull.

ME TE LEXUARAT