Në përgjime del si ‘Festim kokë-lopa’, skafistët e penduar: Ish-nënkomisari i Policisë merrte 15 mijë euro për…

Aktualitet

Në përgjime del si ‘Festim kokë-lopa’, skafistët

Ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj, ishte mes të dyshuarve që u arrestua në operacionin “Shpirti” dhe sot do të njihet në GJKKO me masën e sigurisë.

Madje Lelaj në kohën që forcat operacionale i kanë rrethuar shtëpinë për ta arrestuar, është hedhur nga kati i dytë i banesës.

Për pasojë, ai pësoi fraktura në këmbë, por pasi mori ndihmën mjekësore në spital, u dërgua drejt Tiranës.

Në kohën që ka ndodhur trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë, prej vitit 2014 deri në vitin 2017, Lelaj ishte ne drejtorinë e Kufirit dhe sipas dëshmive të të penduarve të drejtësisë, ai merrte 15 mijë euro për të garantuar pjesën detare të trafikut të drogës.

Madje sipas dosjes hetimore, në përgjimet e dëshmitë e tyre, skafistët e penduar e konsiderojnë “Festim kokë-lopa”, ish-nënkomisarin e Policisë së Fierit, tha gazetarja Klodiana Lala.

Bashkëpunëtorët e drejtësisë italiane, skafistët shqiptarë të arrestuar në Itali, kanë dëshmuar gjithashtu se Lelaj merrte para hapur nga trafikantët e drogës dhe nga kreu i bandës, Ilirian Zaimi alias Duçollari, apo ‘Lani’, për të garantuar këtë trafik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion