U shpall "non grata", Berisha uron SHBA-të në ditën e Pavarësisë: Gëzuar 4 Korrikun

Politikë

U shpall "non grata", Berisha uron SHBA-të në ditën e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë. Në një postim në Facebook, Berisha uron miqtë e tij në SHBA dhe gjithë kombin amerikan.

“Miqve te mi ne SHBA dhe kombit te madh amerikan gezuar 4 Korrikun, diten e Pavaresise te vendit tyre te madh,” shkruan ai në postim.

Bashkë me urimin, Berisha ka publikuar edhe një foto kolazh në të cilin ai shfaqet duke pozuar ish-presidentë si Obama, Bush, Clinton dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Sjellim në vëmendje se pak kohë parë, DASH shpalli "non grata", ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, duke i ndaluar hyrjen në SHBA. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion