“Nëna dhe tre fëmijët në rrezik për jetën”, mjekët tregojnë pse nuk u bëri mirë hedhja në pishinë

Aktualitet

“Nëna dhe tre fëmijët në rrezik për

Të plagosurit e ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Velipojë, nëna me tre fëmijët e saj, janë dërguar në spitalin e QSUT-së në Tiranë, në repartin e Djegie Plastikës.  

Pavarësisht faktit se është e dielë dhe shumica e mjekëve janë pushim, i gjithë stafi i shërbimit të djegies është paraqitur në punë.

Mësohet se prognoza për të plagosurit është tejet e rëndë dhe janë në rrezik për jetën.


Mjekët thonë se pavarësisht se janë hedhur në pishinë në momentin e parë kjo nuk i ka ndihmuar aspak, pasi uji ka qenë me klor.

Ndërkohë në hyrje të Spitalit shihen edhe familjarët e të plagosurve, të cilët ndodhen në ankth të madh dhe nuk i mbajnë dot lotët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion