Ish-futbollisti Igli Tare paraqitet në SPAK, nën hetim për pastrim parash

Aktualitet

Ish-futbollisti Igli Tare paraqitet në SPAK, nën hetim për
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Tare është nën hetim nga prokurorët e posaçëm për “pastrim parash”.

Paraqitja e ish-futbollistit në SPAK vjen pas marrjes në pyetje më herët të vëllait të tij, Agron Tares, i cili është thirrur nga prokurorët e posaçëm në kuadër të të njëjtit hetim.

Hetimet janë pjesë e dosjes që lidhet me Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministre dhe ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku prokurorët po hetojnë veprime dhe marrëdhënie financiare të disa personave të përfshirë në çështje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion