Në kërkim nga Australia për trafik, arrestohet në Tiranë 44-vjeçari

Aktualitet

Në kërkim nga Australia për trafik, arrestohet në

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Kontinenti”, duke arrestuar 44-vjeçarin Korab Halilaj, të kërkuar nga autoritetet Australiane.


Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e New South Wales, Australi, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg’ për vepra penale lidhur me narkotikët.

“Si rezultat i bashkëpunimit me homologët australianë, nëpërmjet Interpol Tiranës, dhe punës operacionale të mirorganizuar, Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, gjatë operacionit “Kontinenti”, lokalizoi dhe arrestoi shtetasin K. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.


Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e New South Wales, Australi, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shkelje të ligjit mbi narkotikët.”- njofton policia.


Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit deri më 15 mars
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion