Në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohet 44-vjeçari

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale

Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e New South Wales, Australi, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shkelje të ligjit mbi narkotikët.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontinenti”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I akuzuar në Australi, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë, 44-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit me homologët australianë, nëpërmjet Interpol Tiranës, dhe punës operacionale të mirorganizuar, Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, gjatë operacionit “Kontinenti”, lokalizoi dhe arrestoi shtetasin K. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.


Ai ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e New South Wales, Australi, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shkelje të ligjit mbi narkotikët.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 44-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion