"Ndiqni rregullin e “3 sekondave”!", Goxhaj udhëzim për shoferët: Si të arrini të sigurtë në destinacion

Aktualitet

"Ndiqni rregullin e “3 sekondave”!", Goxhaj udhëzim

Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka publikuar një udhëzues për drejtuesit e mjeteve, nisur nga rastet e aksidenteve me pasoja tragjike të ndodhur gjatë ditëve të fundit në vend.


Gonxhe shkruan se duhet ndjekur rregull i “3 sekondave”, duke zgjedhur një pikë referimi, një shtyllë apo tabelë dhe më pas të përshtatet distanca nga mjeti përpara.


Statusi

Ndodh që për të mbërritur shpejt në destinacion, të nxitojmë duke harruar një faktor të rëndësishëm për sigurinë rrugore: distancën e sigurisë me mjetin që na paraprin, sidomos drejtuesat e rinj të mjeteve ose me pak eksperiencë!

Mosrespektimi i distancës së sigurisë është një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore në rrugë ndërqytetëse!


Ndiqni rregullin e “3 sekondave”!

Zgjidhni një pikë referimi, si për shembull, një shtyllë, tabelë, etj.

Prisni deri sa mjeti përpara jush të kalojë përtej pikës së referimit që keni zgjedhur!

Numëroni: “një, dy, tre”:

Ndaj, mbani mend: “zgjidhni një pikë referimi, numëroni 3 sekonda, dhe përshtatni distancën nga mjeti përpara jush sipas nevojës”. Kujdesuni të mbërrini të sigurt në destinacion!

ME TE LEXUARAT