Shkoi të operohej në Iran, parukierja ndërron jetë në moshën 37-vjeçare

Një parukiere ka ndërruar jetë pas komplikimeve gjatë një operacioni plastik. Louise Smith, 37 vjeç, shkoi në Iran për të kryer operacionin, pasi ishte shumë e shqetësuar për pamjen e saj të jashtme.

Smith jetonte në Dubai. Ajo donte të ndryshonte patjetër mënyrën se si dukej, pasi gjatë izolimit për shkak të pandemisë kishte shtuar shumë kilogramë, shkruan “The Sun”.
Por Louise nuk arriti të dilte shëndoshë e mirë nga ky operacion dhe ndërroi jetë më 28 korrik. Motra e Louise, Sharon Elston, 51 vjeç, tha: “Ne të gjithë kemi përjetuar një shok të madh.”

Pasi punoi në Mbretërinë e Bashkuar për 19 vjet, Louise u zhvendos në Lindjen e Mesme në vitin 2019 për një jetë më të mirë pas përfundimit të një lidhjeje.
Irani është një vend që njihet për kirurgji kozmetike me çmim të ulët. Në vitin 2019, u raportua se më shumë se 150,000 operacione të hundës kryheshin atje çdo vit, ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar realizoheshin vetëm 2,000.


