Rregullat strikte për shkollat: Nxënësit në tualet me shoqërues, sugjerohet mësimi në oborr

Një ditë para nisjes së procesit mësimor shtesë, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar udhëzuesin për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.
Maska është kthyer me detyrim për nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar dhe atë të mesëm ndërkohë që për atë të ulët 9-vjeçar mbajtja e saj është me rekomandim.
Nxënësit do të ndalohen të dalin nga klasa, përveç rasteve kur duhet të përdorin tualetet dhe në këtë moment do të shoqërohen nga një person i rritur, përgjegjës për zbatimin e masave në institucion. Asnjë nxënës nuk do lejohet të dalë nga godina gjatë ditës dhe të kthehet përsëri.
I. KUJDESI PËR NXËNËSIN
Hyrja dhe dalja nga ambientet e shkollës
• Orari për hyrjen e nxënësve në shkolle rregullohet sipas një grafiku, hartuar nga drejtoria e shkollës dhe nën monitorimin e mësuesve të kujdestarisë ditore/javore.
• Nxënësit paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikmëri orarin e komunikuar nga mesuesi kujdestar i tyre..
• Nxënësit hyjnë në shkollë pasi janë vendosur në radhë një nga një, me largësi jo më pak se 1.5 metra.
• Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njofton mësuesin kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.
Justifikimi i mungesës bëhet vetem nga mjeku i familjes.
• Personi përgjegjës i stafit të shkollës, i caktuar nga drejtori: duhet të kryej vlerësimin për nxënës si më poshtë vijon:
Matje të temperatures me termometër dixhital;
Sprucim me alkool 60% ose dezifektantë të tjerë në duar
Duhet të kontrollohen të gjithë nxënësit sipas grupmoshave, qe te jene u pajisur me maskë me një përdorim ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maske) te cilat duhet labe në 60 gradë dhe të hekurosen, si dhe shami letre per higjenën e hundeve
Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godina dhe të rikthehen përsëri në
Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku kryhet procesi mésimor, rekomandohet të qëndrojnë të hapura për të krijuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre.
Lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkolles. Dalja nga ambientet e shkollës do te behet sipas rregullave duke ruajtur distancinin social dhe fizik si me lart (jo më pak se 15 metra), nën mbikqyrjen e mesuesve kujdesur dhe të punonjësve të tjerë të shkollës. Drejtimi i vendosjes se femijeve vetem ne nje kah apo nje drejtim, njëri pas tjetrit.
Qëndrimi dhe mësimi në klasa
. Gjatë procesit mësimor, mesuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 1.5 metra dhe mban në mënyrë të detyrueshme maskën përgjatë gjithë kohës, pavarësisht statusit të vaksinimit të tij.
. Brenda klases, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5 metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.
• Nèse transporti i nxenesve kryet me mjetet të transportit të dedikuara ose publik, duhet te mbahet maska gjate gjithë kohës se transportit (vajtje-ardhje) dhe këto mjete duhet t’i nënshtrohen rigorozisht udhëzuesit për transportin
• Nxënësve të ciklit të ulet 9-vjeçar, u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.
•Nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar dhe të mesëm, duhet të mbajnë maskë në ambjentet e brendeshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambjentet e shkolles.
• Mesuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maske dhe t’i mbajnë rregullisht ato (sipas specifikimit të grupmoshave).
• Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa jate oreve te mesimit përveç rasteve kur i duhet të përdorin tualetet. Në këtë rast nxenesi duhet te shoqerohet
• Kur është e mundur, praktikohet měsimi në ambient të hapur (oborr shkolle), duke respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.
• Nuk lejohet ushqimi në klasë
• Per nxenesit të cilët kanë sëmundje kronike apo patologji të tjera, sipas rekomandimeve dhe ndjekjes së protokollit nga mjekët kliniciste, mund të mbajnë maskë gjate gjithe kohes ne klase.


