Ndërtoi pa leje në tokë publike, arrestohet 30-vjeçari në Ksamil

Aktualitet

Ndërtoi pa leje në tokë publike, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Ksamil, për ndërtim të paligjshëm në tokën publike.

Sarandë/Ndërtoi pa leje në tokë publike, në Ksamil, arrestohet 30-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po ndërtonte pa leje, në lagjen nr. 1, Ksamil, kanë ushtruar kontroll në zonë.

Gjatë kontrolleve, u konstatua se shtetasi B. S., po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, një objekt, në tokë publike.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 30 vjeç, banues në Sarandë.

\Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jur…

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion