“Vijnë studentët me fuoristrada”/ Rama ironi me pedagogen te Universiteti Politeknik: Të ecin çikë në këmbë

Politikë

“Vijnë studentët me fuoristrada”/ Rama ironi me pedagogen

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot punimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku po rikonstruktohen dy ndërtesat ekzistuese.

Gjatë një diskutimi për njërën prej hapësirave, pedagogia i tha Ramës se duhet parkim për stafin dhe studentët.

Pjesë nga diskutimi:

Rama: A duhet bërë më pjesë studentore kjo hapësirë, se rrinë studentët jashtë. Duhet parë. Ju e dini vetë.

Pedagogia: Duhet menduar edhe për parkim makinash se vijnë profesorët me makina ose studentët dhe u zënë vendin profesorëve.

Rama: A po, janë edhe studentët me makina, keni të drejtë.

Pedagogia: Studentët vijnë me fuoristrada.

Rama: Po e kemi edhe këtë problem, më mirë të ecin çikë në këmbë, do e bëjmë parkimin e madh tek “Nënë Tereza” dhe të ecin në këmbë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion