Hodhi dyshime për daljen, reagon G Bani: Nuk është gënjeshtër, edhe unë kam familje

Showbiz

Hodhi dyshime për daljen, reagon G Bani: Nuk ështëq

G Bani u detyrua të largohej mbrëmë (e martë) nga Big Brother VIP Albania 4 pasi Ledion Liço i tha se babai i tij nuk është ndjerë mirë dhe se ndodhet në spital.

Reperi u largua bashkë me Ledion Liçon, ndonëse te dera ka shprehur dyshime duke thënë: “Është gënjeshtër për me më nxjerr”.


Me këtë rast, u bë një reagim nga G Bani, ku bën me dije se nuk ishte gënjeshtër.

“U faleminderit të gjithëve për fjalët e mira dhe përkrahjen. Jo, nuk është gënjeshtër.

Jam fut vetëm në Big Brother VIP Albania 4 jo me babanë, kështu që nuk do të postoj foto të tij në moment të vështirë’ për të bind a për të ngop gëzimin e hienave e të korbave.


Nuk më është besuar derisa kam folur me familjen. E besojnë apo jo disa lojtarë e shumë komentues, edhe unë kam familje.

Nuk kam dalur nga ferra.

Të gjitha epitetet, kërcënimet dhe sharjet ua bëj hallall të gjithëve.

Të gjitha sa kanë ndodhur aty, unë do i lë aty. Jetë të mbarë të gjithë banorëve, u ruajt Zoti”. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion