Arjan Konomi këshillon Tean për emisionin duke thumbuar: Mos të të mbysë paaftësia e të tjerëve

Showbiz

Arjan Konomi këshillon Tean për emisionin duke thumbuar: Mos të

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni ka nisur një karrierë të re si moderatore në “Top Channel”.

“Gra dhe goca” titullohet formati i bashkëmoderuar gjithashtu nga Olesia Leço, Fatma Haxhialiu dhe Krista Merkoçi. Ky program i dedikohet gjinisë së tyre, ku vajzat tregojnë se mund të bëjnë gjithçka që bëjnë burrat, madje mund ta bëjnë edhe mbi taka!

Arjan Konomi këshillon Tean për emisionin duke thumbuar: Mos të

Së fundmi, Tea ka ndarë disa foto të shkëputura nga emisioni ku ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve ka qenë komenti i Arjanit.

Arjan Konomi këshillon Tean për emisionin duke thumbuar: Mos të

“Tea suksese ne “aventuren” e re televizive! Je shume mire por te takonte nje emision krejt tendin. Kam merak se aty nuk do te mund te shfaqesh tere aftesine tende ne ekran. Ruaju mos te te mbyse paaftesia e te tjereve! Suksese!”, i ka shkruar Arjani.


Pas këtij komenti, ndjekësit kanë qenë të bindur se thumbi “ruaju mos të të mbysë paaftësia e të tjerëve” i është drejtuar pikërisht Fatmës, e cila është një ndër moderatoret e programit “Gra dhe goca”.

Arjan Konomi këshillon Tean për emisionin duke thumbuar: Mos të

 
Kujtojmë se Arjani është përplasur disa herë në studio me opinionistët e tjerë të “Për’puthen Prime” të sezonit të kaluar, Fatma Haxhialiu dhe Meridian Ramçaj.

Fatma Haxhialiu bëri një postim të gjatë në rrjete sociale më herët kundër Arjan Konomit. Ky i fundit ju tha djemve gjatë njërës prej puntatave të programit të shkuar se duhet t’u bëjnë më shumë komplimente vajzave, sepse kjo është një mënyrë për t’i bërë për vete.

Arjan Konomi këshillon Tean për emisionin duke thumbuar: Mos të

“Nuk dëgjova një djalë t’i thotë një vajze më pëlqejnë këmbët e tua, flokët e tua, fund-shpina jote se atë shohin djemtë. Pra të mikloni”, tha Arjani.
Kjo deklaratë e tij nuk u prit mirë nga Fatma, që e cilësoi si shumë seksiste, pasi sipas saj vajzat nuk janë lodra seksi për t’ju thënë fjalë të tilla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion