Mundësi e re për të kryer aplikimet maturantët, datat kur mund të plotësojnë formularët A1/A1Z

Aktualitet

Mundësi e re për të kryer aplikimet maturantët, datat kur

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bën me dije se për maturatët që nuk kanë plotësuar A1/A1Z është dhënë një tjetër mundësi mes datave 7 dhe 9 korrik.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kushi shkruan se të gjithë maturantët mund të aplikojnë ormularët A1/A1Z.

“Pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 7 deri 9 korrik 2021.

Suksese të gjithëve” shkruan Kushi në postimin e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion