I thyen duart dhe këmbët, kush është avokati që u sulmua në Sarandë. Zbardhet dëshmia e tij

Aktualitet

I thyen duart dhe këmbët, kush është avokati që u

Të tjera detaje dalin në dritë nga sulmi që ndodhi sot në Sarandë, ku një 39-vjeçar u dhunua nga disa persona. I plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet M.M., me profesion avokat.

Tre personat e paidentifikuar, pasi i dëmtuan makinën, nxorën avokatin me forcë nga mjeti dhe e goditën me shkopa bejsbolli, duke i thyer dorën dhe këmbën, ndërsa ka dhe fraktura të shumta në trup.

Gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të policisë, nga shtrati i spitalit avokati tha se shkak i sulmit është bërë një konflikt pronësie mes familjes se tij dhe disa personave të tjerë. Aktualisht policia po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË


Rreth orës 13:05, në lagjen Nr.4, në afërsi të Portit, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të fortë, shtetasi M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.


Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion