I ati iu largua 21 ditë më parë, djali i shqetësuar vë në dispozicion 50 mijë euro, kërkon ndihmën e Edi Ramës: Ma gjej babain

Aktualitet

I ati iu largua 21 ditë më parë, djali i shqetësuar vë

Kanë kaluar 21 ditë kur shtetasi Lekë Ndreshaj, 78 vjeç, në fshatin Bzhetë të Malësisë së Madhe është zhdukur në rrethana misterioze.

78-vjeçari kishte shkuar për të marrë pjesë në një ceremoni mortore ku aty është ndjerë keq dhe nga ai moment nuk ka më asnjë gjurmë të tij.

I biri i të moshuarit ka vënën në dispozicion një shumë prej 50 mijë eurosh për këdo që e gjen babanë e tij.

Pas kërkimeve gjatë këtyre ditëve pa rezultat, familja e 78-vjeçarit i kanë dërguar një kërkesë zyrtare kryeministrit Edi Rama për ndihmë.

Njoftimi i plotë i familjarëve:

Tiranë, 30 Qershor 2025, Drejtuar: Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Lënda: Kërkesë urgjente për ndihmë shtetërore dhe mobilizim për gjetjen e qytetarit Lekë Ndreshaj

I nderuar Z. Kryeministër, Unë, Gëzim Lekë Ndreshaj, banues në Bruksel dhe biri i z. Lekë Ndreshaj, i drejtohem me këtë thirrje publike dhe urgjente për ndihmën tuaj në gjetjen e babait tim, i cili është zhdukur që prej datës 9 qershor 2025 në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, gjatë pjesëmarrjes në një ceremoni mortore të dajës tim.

Që nga ajo ditë nuk kemi asnjë informacion për vendndodhjen apo gjendjen e tij. Kërkimet tona familjare dhe komunitare nuk kanë sjellë rezultat, ndërkohë që terreni i thepisur dhe mungesa e mjeteve teknike e bën të pamundur vazhdimin efektiv të kërkimeve pa ndihmën e shtetit.

Ju lutem me përulësi të mobilizoni: Forcat e Ushtrisë së Shqipërisë, Strukturat e Policisë së Shtetit, Administratën e Bashkisë së Malësisë së Madhe dhe njësive vendore, Helikopterë dhe dronë të pajisur me kamera termike dhe teknologji të specializuar për kërkim-nxjerrje

Çdo orë që kalon është jetike. Familja jonë jeton në ankth dhe ka nevojë për ndërhyrjen tuaj të menjëhershme si kryetar i qeverisë dhe si përfaqësues i një shteti që nuk braktis qytetarët e vet në momente të tilla.

Për çdo informacion apo bashkëpunim, ju lutem na kontaktoni në: Email: [email protected], Telefon: +32 456 19 27 20 Me shpresë, dhimbje dhe respekt të thellë, Gëzim Lekë Ndreshaj, Bruksel, Belgjikë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion