Dasma përfundon keq në Durrës, helmohen 5 persona, përfundojnë në spital

Aktualitet

Dasma përfundon keq në Durrës, helmohen 5 persona,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Durrës. Mësohet se 5 persona janë helmuar në një dasëm, duke shkuar me urgjencë në spital. 

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në autostradën Tiranë-Durrës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit P. K., 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe B. H., 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion