Motra e 12-vjeçarit që vdiq në Pediatrinë e Korçës: Kërkojmë drejtësi për jetën që iu mor padrejtësisht!

Aktualitet

Motra e 12-vjeçarit që vdiq në Pediatrinë e

Anastasia Sadiku është motra e 12-vjeçarit nga Korça i cili humbi jetën tragjikisht në Pediatri.

Fanella që ajo mban shtrënguar ka portretin e Leos së vogël, të cilën ia kanë dhuruar shokët e ekipit. Ata shokë me të cilët Leo ndante fushën e gjelbërt, e që në një të ardhme mund të na bënte krenarë të gjithëve me talentin e tij.

Anastasia ajo është fanella e vëllait?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Anastasia Sadiku: Po ia kanë bërë shokët e ekipit. Ky është Leo që ndoshta do të ishte një futbollist shumë i mirë dhe ndoshta do e bënte krenar këtë vend.

Megjithatë ju duhet të gjeni forcë që ta kapërceni sepse asgjë nuk kthehet më mbrapa. Drejtësinë mund të kërkoni deri në fund.

Anastasia Sadiku: Unë do të gjej forcë vetëm kur të ketë drejtësi për vëllain tim, vetëm atëherë mund të kem forcë.

Ta kërkoni deri në fund.

Anastasia Sadiku tha në Opinion se nuk do të lërë gur pa lëvizur derisa drejtësia për vëllain e saj të vendoset në vend. 

ME TE LEXUARAT