Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën këmbësori!
Lajmifundit
/
6 Shkurt 2025, 21:01
Aktualitet

Një aksident rrugor ka ndodhur pranë aksit rrugor Levan-Vlorë.
Bëhet me dije se shtetasi me inicialet L.S.,40-vjeç ka përplasur për vdekje një këmbësor.
"Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin L. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një shtetas (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.


