Tragjike, humb jetën në aksident 16-vjeçarja shqiptare në Kanada
Lajmifundit
/
22 Mars 2021, 23:01
Kosovë&Rajon

Jeta e një 16-vjeçareje shqiptare u ndërpre në mes për shkak të një aksident automobilistik në Montreal, Kanada.
Medit vendase raportojnë se Veronica Gashi, nga Kosova ka ndërruar jetë në vend.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur diku rreth orës 18:00 të mbrëmjes. Në aksident janë përfshirë të paktën katër automjete, dy prej të cilave morën flakë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidenti. Vdekja e 16-vjeçares shqiptare ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale.


