Moti i keq “mbërthen” gjithë Shqipërinë, policia apel drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve

Aktualitet

Moti i keq “mbërthen” gjithë Shqipërinë, policia

Moti i keq ka përfshirë vendin tonë këtë të premte, ndërsa reshjet e stuhitë e forta të erës kanë shkaktuar edhe rrëzim të pemëve apo dëme të tjera.

Policia e shtetit apelon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, për kujdes të shtuar.

“Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, Policia Rrugore apelon për: Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës.

Moderoni shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit; Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore; Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit; Mos kryeni parakalime të gabuara.

Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore. Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion