Aksident masiv në Lushnjë, makina del nga rruga dhe përplas makinat e parkuara
Lajmifundit
/
22 Nëntor 2024, 17:16
Aktualitet

Një aksident ku janë përfshirë disa automjete është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, disa qindra metra para rrethrrotullimit të Plugut.
Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet tip “Opel Astra” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me dy makina të parkuara, të tipit “Ford” dhe “Seat”.
Si pasojë e aksidentit mësohet se ka vetëm dëme materiale. Në automjet udhëtonin 4 familjarë dhe asnjë prej tyre fatmirësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


