U zhduk bashkë me dy të mitur nga një qendër sociale në Elbasan, gjendet 13-vjeçari

Aktualitet

U zhduk bashkë me dy të mitur nga një qendër sociale në

13-vjeçari, i cili u largua nga një qendër sociale në Elbasan është gjetur këtë të premte.

Më datë 19 shtator, bashkë me një 13 vjeçar dhe një 14-vjeçar, u larguan pa adresë, mirëpo këta dy të fundit u gjetën dy ditë më pas.

Sipas njoftimit të policisë, i mituri, 13 vjeç, iu dorëzua qendrës sociale, ndërsa mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.09.2023, për largimin e 3 fëmijëve nga një qendër sociale (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar), 2 nga të cilët u gjetën një ditë më pas, ju informojmë se u gjet 13-vjeçari tjetër dhe iu dorëzua qendrës sociale, në gjendje të mirë shëndetësore.”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion