Zbulohet data, ja kur do të nisë Big Brother Vip Albania

Prej kohësh është përfolur për një datë të nisjesh së edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Moderatorja e spektaklit, Arbana Osmani në një pyetësor në Instagram la të kuptohet se edicioni i këtij viti mund të nis në dhjetor tashmë po aludohet për një datë.
Sipas ‘Vip Magazine’ BBV Albania do të nis në mbrëmjen e Krishtlindjeve, më 24 dhjetor.
Po ashtu, shtëpia ku banorët do të qëndrojnë do të jetë e rikonceptuar dhe punimet tashmë janë drejt përfundimit.

Theksojmë që para edicionit të ri të ‘reality-show’, Arbana do të prezantojë edicionin e këtij viti të Festivalit të Këngës në RTSh që mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.

