Mot i keq në Shkodër, rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Prekal-Ura e Shtrenjtë

Aktualitet

Mot i keq në Shkodër, rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin

Reshjet e shiut dhe moti i paqëndrueshëm kanë sjellë problematika të izoluara në disa bashki të veriut.

Situata më problematike raportohet në Bashkinë Shkodër, ku si pasojë e reshjeve është shembur një pjesë e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”.

Autoritetet kanë vendosur sinjalistikë dhe kanë bllokuar qarkullimin në këtë aks për të shmangur rrezikun për drejtuesit e mjeteve, ndërsa po punohet për vlerësimin e dëmit dhe normalizimin e lëvizjes. Ndërkohë, borëpastrueset kanë qenë gjatë gjithë natës në punë për mbajtjen e hapur të aksit Qafë Thore–Theth.

*Në Bashkinë Malësi e Madhe reshjet kanë pushuar. Tre borëpastruese ndodhen në aksin Tamarë–Vermosh, ku ka prani ngricash dhe po kryhet kriposja për të garantuar qarkullimin.

*Në Bashkinë Vau i Dejës reshjet e shiut janë ndërprerë, por në disa njësi administrative janë shënuar shkëputje të energjisë elektrike. Grupet e punës ndodhen në terren për riparimin e difekteve.

*Në Bashkinë Fushë-Arrëz vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë. Raportohet për rënie gurësh dhe dherash në rrugët rurale, por akset mbeten të kalueshme dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

*Edhe në Bashkinë Pukë reshjet e shiut vijojnë, të shoqëruara me erë të fortë, por deri tani nuk raportohen problematika.

Nga DRUK Lezhë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 85 mm reshje shiu, pa krijuar probleme në kanalet kulluese, argjinatura apo digën e Rezervuarit të Shkodrës. Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe të rezervuarit janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje, ndërsa hidrovoret e Velipojës ndodhen në funksion të plotë dhe në gatishmëri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion