“Hape derën”! Çfarë po ndodh në Elbasan, blindohet nga policia lagja ku u ekzekutua Everest Çaka

Aktualitet

“Hape derën”! Çfarë po ndodh në Elbasan,

Efektivë të policisë së Elbasanit pasditen e sotme kanë zbarkuar në një operacion blic në vendin ku disa javë më parë u ekzekutua në një atentat mafioz Everest Çaka në sy të gruas në makinën e tij në lagjen “Skënderbej”. 

Oficerë të krimve të rënda janë kthyer sërish në vendin ku u vra Everest Çaka në lagjen “Skenderbej” të qytetit të Elbasanit, duke vijuar kontrollet në disa banesa.

Everest Çaka, 41 vjeç, u vra me 11 maj në Elbasan pasi u qëllua me armë teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten Silvana Çaka. Kjo e fundit mbeti e plagosur lehtë në dorë.

Lidhjet familjare me disa persona të përfshirë në vrasje të bujshme në Elbasan nxisin dyshimin se ekzekutimi i Çakës të mund të jetë bërë për hakmarrje.

Policia tha se ngjarja ndodhi në orën 20:10 në lagjen “Skënderbej” njohur ndryshe edhe si “Fushë-Mbret” ku Everest dhe Silvana Çaka po lëviznin me makinën e tyre, tip “Opel”. Ata u qëlluan me armë në një rrugë që nuk ishte e vrojtuar nga kamera sigurie.

Everest Çaka ose i njohur ndryshe si Ibrahim Çaka nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, ai rezulton të jetë akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010.

Madje ai dyshohej atëhere të ishte ekzekutor direkt, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë vëllain në Spanjë disa vite më parë. Të përfshirë në ngjarje ishin dhe Elton Hyka dhe Ardit Spahiu.

Ndërkohë disa muaj më parë në Belgjikë u vra dhe kushëriri i Everest Çakës, Arjan (Ardit) Spahiu me tetë plumba në nëntor të 2020. Ndërkohë Arjan Spahiu del të ketë lidhje familjare me një tjetër personazh të njohur të krimit në Elbasan, Erion Alibej që e ka vëllain e burrit të motrës.


Alibej është i arrestuar tashmë si porositës i disa atentateve në Elbasan. Ai dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik 2020, teksa ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Nuk mbetet me kaq, pasi Erion Alibej i janë ekzekutuar vëllai dhe xhaxhai në ”Masakrën e Bradasheshit” në 2018, ku të vrarë mbetën Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.

 

ME TE LEXUARAT