Miratohen 10 zonat për kultivimin e kanabisit mjekësor!

Aktualitet

Miratohen 10 zonat për kultivimin e kanabisit mjekësor!

Këshilli i Ministriave ka miratuar sot vendimin për përcaktimin e zonave ku do të kultivohet kanabisi mjekësor.

Anila Denaj, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në deklaratë për gazetarët tregoi se janë caktuar 10 zona të përshtatshme në të gjithë vendin, por është përjashtuar Myzeqeja dhe Korça, pasi janë zona me tokë bujqësore.

“Janë 10 zona Kadastrale që janë përcaktuar në bazë të studimi dhe janë të mirë përcaktuara, dhe njëkohësisht në gjithë bashkërendimin e veprimeve, besoj që të gjithë udhëzuesit do ta përcaktojnë më së miri se si do vijojë procesi.

Janë të gjithë Shqipërinë, por ka një kriter të domosdoshëm, janë të përjashtuar të gjitha zonat me intensitet të lartë bujqësore.

Janë zona bujqësore, që janë jashtë vëmendjes të zhvillimit aktual të bujqësisë intensive, dhe me një distancë nga shkollat, vendet e banuara, dhe gati 3 kilometra në distance ku bletaria sot zhvillohet”, tha Denaj.

ME TE LEXUARAT