Bora zbardh vendin, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Bëni kujdes në këto akse rrugore

Aktualitet

Bora zbardh vendin, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Bëni

ARRSH njoftoi se në akset rrugore Hani i Hotit - Tamarë, Bogë - Theth, Ura e Zapodit - Shishtavec, Bulqizë - Peshkopi dhe Boboshticë - Dardhë, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar.

Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullimi vazhdon pa ndërprerje.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të lagështisë në rrugë, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion