Ministri i Jashtëm turk viziton Tiranën, shkon në Xhaminë e Namazgjasë

Aktualitet

Ministri i Jashtëm turk viziton Tiranën, shkon në Xhaminë e

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, në një vizitë në Shqipëri, fillimisht ka ndaluar te Xhamia e Namazgahut.

Në një postim në Facebook, Ministria e Jashtme turke shkruan:

“Ministri ynë Hakan Fidan vizitoi Xhaminë e Namazgahut, e cila është në ndërtim e sipër me të mbërritur në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë”, ndërsa ka ndarë disa foto të Fidan nga xhamia.

Ministri nisi sot turneun e tij zyrtar katërditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, sipas burimeve diplomatike.

Fidan do të takohet me homologët e tij për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale.

Gjatë vizitës në Tirane, ministri i Jashtëm do të takohet edhe me biznesmenë turq dhe përfaqësues të komuniteteve turke në këto vende.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion