Arrestohet autori i sulmit ndaj arbitrit në Kavajë, FSHF dënon ngjarjen

Sport

Arrestohet autori i sulmit ndaj arbitrit në Kavajë, FSHF dënon

Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Xhuljan Bacaj në përfundim të ndeshjes Luzi 2008-Lushnja, e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë.

Menjëherë pas incidentit arbitri Bacaj ka bërë denoncim ndaj autorit të dhunës, i cili është identifikuar si punonjës i klubit të Luzit dhe është arrestuar nga Policia e Shtetit, që ka reaguar shumë shpejt duke e neutralizuar.

Federata e Futbollit kërkon nga organet ligjzbatuese dhe veçanërisht ato të drejtësisë që të marrin masa të forta për të ndaluar dhe dënuar aktet e dhunshme, që prishin imazhin e futbollit.

FSHF shpreh keqardhjen për këtë ngjarje të papranueshme dhe bën apel për të gjithë, që futbolli të mos penalizohet për shkak të disa individëve të dhunshëm e të papërgjegjshëm.

Dhuna ndaj arbitrit e ndodhur në Luz nuk mund të ketë asnjë lidhje me futbollin dhe frymën e “Fair Play” dhe të gjithë aktorët duhet të distancohen nga veprime të tilla që e dëmtojnë lojën tonë të bukur.

Policia e Kavajës njofton se personi me iniciale A.L. është arrestuar në flagrancë.

"Goditi arbitrin kryesor pas ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, vihet në pranga 44-vjeçari, punëtor i fushës së futbollit ku u zhvillua ndeshja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 44 vjeç (punëtor i fushës), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion