Minatori humbi jetën në minierën e Katjelit, nis hetimi për tre persona

Aktualitet

Minatori humbi jetën në minierën e Katjelit, nis hetimi për

Në një ngjarje tragjike në minierën e kromit në fshatin Katjel të Librazhdit, një punonjës 57-vjeçar, S.B., ka humbur jetën pasi një masiv minerali rrëshqiti mbi të gjatë punës.

Policia dhe Prokuroria po hetojnë ngjarjen për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Në kuadër të hetimeve, është nisur procedim ndaj administratorit të minierës dhe disa punonjësve përgjegjës për sigurinë në punë.

"Librazhd/Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur, në fshatin Katjel, ku gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë ka vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion