Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Maliq, makina përplaset me pikën e karburantit

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Maliq, makina përplaset

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në aksin Pogradec-Maliq, pranë fshatit Podgorie.

Një automjet tip “Nissan”, i drejtuar nga një i ri, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar brenda një pike karburanti, duke përplasur makinën e furnizimit me lëndë djegëse.

Fatmirësisht, nuk ka pasur shkëndija zjarri dhe është shmangur një shpërthim i mundshëm që mund të kishte sjellë pasoja tragjike për jetën e drejtuesit dhe personave të tjerë pranë vendit të ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit ka marrë disa plagë në fytyrë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion