Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, devijohet qarkullimi pranë mbikalimit të Rinasit

Aktualitet

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, devijohet qarkullimi

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, në kuadër të fazës II të projektit, kanë arritur një realizim fizik prej 50%.

Aktualisht është punuar intensivisht për ndërtimin e shtresave asfaltike në krahun e majtë të aksit, në drejtimin Tiranë-Durrës.

Për të garantuar vijimin normal të punimeve, është realizuar devijimi i qarkullimit të mjeteve nëpërmjet zgjerimit të ri pranë mbikalimit të Rinasit.

Devijimi është i pajisur me sinjalistikë të përkohshme, të vendosur në përputhje me standardet e sigurisë rrugore, me qëllim orientimin dhe mbrojtjen e përdoruesve të rrugës.

Në vijim, punimet do të përqendrohen në krahun e djathtë të këtij segmenti, ku do të nisë ndërtimi i shtresave asfaltike, si pjesë e zbatimit të plotë të projektit të zgjerimit të kësaj rruge me rëndësi strategjike për lidhjen ndërmjet dy qyteteve kryesore të vendit.

Punimet për zgjerimin e trupit të rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra korsi do të shërbejë për emergjencat, duke e bërë superstradën, në përfundim të punimeve, me nga katër korsi në secilin drejtim, nisën vitin e shkuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion