Aksident tragjik, vdes pasagjeri 20-vjeçar, shoferi në gjendje të rëndë te Trauma

Aktualitet

Aksident tragjik, vdes pasagjeri 20-vjeçar, shoferi në gjendje
Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në Tropojë, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri dhe ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë një tjetër.

Sipas Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. S., 20 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.


Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. Gj., 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit, bashkëmoshatar i viktimës është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion