Meta komunikon ‘live’ nga qelia me gazetarët: Mezi pres të jem në sallën e gjyqit

Aktualitet

Meta komunikon ‘live’ nga qelia me gazetarët: Mezi pres të

Ish-presidenti dhe njëherazi kreu i PL-së, Ilir Meta ka komunikuar ‘live’ për herë të parë me gazetarët në ambientet e SPAK.

Në lidhje me çështjen ndaj tij, Meta u shpreh se nuk do të kërkojë mbylljen e procesit, ndërsa theksoi se mezi pret të paraqitet në sallën e gjyqit.

“Askush nuk është paraqitur, kam dhe hallin e avokatit tim që po pret kot. Mezi po pres që të shkoj në radhë të parë të uroj për 83 mandatet që i dhanë me task forcën e tyre kundër opozitës. Por edhe për të mos vepruar kundër terroristëve elektoralë. Duan të jenë të përjetshëm se nuk i kuptojnë dot krimet elektorale.

Skam ndërmend të kërkoj mbylljen e procedurave, mesi pres të jem në sallën e gjyqit, ku do jeni edhe ju, ku do ketë gazetar ndërkombëtarë që të shihni shkrimet, faktet, provat se çfarë është kjo organizatë. Mezi po pres. Nuk do ketë kurrë kërkesë nga Ilir Meta për mbylljen e procesit.

Falënderoj heronjtë që votuan për Ilir Metën. Falënderoj miq e shokë që votuan.”, tha ai.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion