Merimanga dhe gjarpërinj, 15 raste të rënda pickimesh në spitalin e Fierit, çfarë këshillojnë mjekët

Aktualitet

Merimanga dhe gjarpërinj, 15 raste të rënda pickimesh në

Stina e verës ka  sjellë përvecc temperaturave të larta edhe rastet nga pickimet e zvarranikëve dhe insekteve. Vetëm gjatë javës së fundit në spitalin Rajonal në Fier janë paraqitur 10 raste nga pickimi i merimangës dhe 5 raste nga kafshimi i gjarpërit dhe nepërkës.

Sipas mjekut intoksikolog, Lulezim Banushaj në spitalin Rajonal Fier në një periudhë gati dy javore janë paraqitur 10 raste nga pickimet nga merimanga dhe 5 raste të kafshuar nga nepërka dhe gjarpëri duke e ccuar në total në 15 numrin e pacienteve të cilët kanë ardhur në gjendje të rëndë.

Rastet në fjale kanë ardhur nga zonat e Cakranit, Mallakastrës, Roskovecit ku fermerët në këtë periudhë janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi. Sipas bluzave të bardha të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja.

Mjeku toksikolog ka shpjeguar se në këtë periudhë helmi i zvarranikëve dhe insekteve është shumë i koncentruar dhe viktimat e tyre janë të rrezikuar nga helmi vdekjeprurës. Mjeku intoksikolog ka drejtuar këshilla për të gjithë fermerët për të pasur kujdes në punët në bujqësi pasi kjo periudhë me ngrohjen e temperaturave shënon edhe sulmet e zvarranikëve dhe insekteve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion