Menuja e Nuredin Dumanit në burg me karkaleca deti? Ja si përgjigjet SPAK

Bëri bujë lajmi që qarkulloi pak kohë më parë në media, se brenda qelisë së Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë, i arrestuar në kuadër të ‘Plumbit të artë’, që rrëfeu një seri ngjarjesh kriminale, hante krudo në ambientet e qelisë.
Por, duket se ushqimi nuk i bëri mirë, një muaj më parë la qelinë dhe u shtrua në spital për shkak të helmimit.
I pyetur nga mediat nëse Dumani ka konsumuar karkaleca deti brenda qelisë, SPAK thotë se kjo çështje, nuk është në kompetencë të saj, por e Drejtorisë së Burgjeve.
“Kjo çështje nuk është në kompetencë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Për këtë arsye, ju mund t’i drejtoheni Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë për trajtimin e mëtejshëm të kërkesës suaj”-përgjigjet SPAk.


