Mendimi për Fatos Nanon? Berisha: Ruante në thellësinë e ndërgjegjes…

Aktualitet

Mendimi për Fatos Nanon? Berisha: Ruante në thellësinë e

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një interviste televizive këtë të premte, ka shprehur mendimin e tij për ish-liderin e Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Berisha theksoi se, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, Nano tregoi një cilësi të rëndësishme si politikan, respektimin e verdiktit të qytetarëve.

“Mendimet e mia për Nanon kanë qenë të shumta, por Fatos Nano faktoi se, pavarësisht faktit që ai e vlerësonte veten si i papërgjegjshëm dhe i tillë ishte, ruante në thellësinë e ndërgjegjes së tij si politikan gjënë më të çmuar, vendimin për të respektuar verdiktin e qytetarëve”, tha Berisha.

Sipas tij, kjo cilësi e dallon një politikan të përgjegjshëm nga ata që nuk respektojnë vullnetin e popullit.

“Një politikan mund të ketë shumë anë pozitive dhe shumë anë negative, por më i keqi i të këqijave është ai që bën gjithçka për të mos respektuar verdiktin e qytetarëve. Në historinë tonë kemi pasur Enver Hoxhën dhe Edi Ramën.”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion