Rrëzimi i avionit në Kazakistan, Rusia reagon pas akuzave: Ishin dronët luftarakë ukrainas

Bota

Rrëzimi i avionit në Kazakistan, Rusia reagon pas akuzave: Ishin

Hetimet në lidhje me rrëzimin e aivonit Embraer në Kazakistan në 25 dhjetor, vijojnë akoma ndërsa mbetet e pazbardhur arsyeja që shkakoti këtë aksident fatal.

Ndërkohë dyshimet paraprake tregojnë se avioni është rrëzuar nga një sulm i jashtëm i ndodhur nga raketat ruse. Në lidhje me këtë ngjarje nuk janë bërë akoma dokumentime zyrtare ndërsa dyshimet lindën nga shenjat që avioni kishte në fazadë.

Kreu i agjencisë së aviacionit civil të Rusisë ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje duke thënë se situata në kryeqytetin çeçen ishte e ndërlikuar dhe se ishte vendosur një protokoll për ndalimin e fluturimeve.

“Dronët luftarakë ukrainas po kryejnë sulme terroriste në infrastrukturën civile në qytetet Grozny dhe Vladikavkaz. Për shkak të kësaj, në zonën e aeroportit të Groznit u prezantua një plan, duke parashikuar nisjen e menjëhershme të të gjithë avionëve nga zona”, tha Dmitry Yadrov, kreu i Rosaviatsia në një video.

Eksperët e aviacionit në Azerbajxhan besojnë se avioni është goditur nga copëzat e një rakete ruse, e cila ka shpërthyer në afërsi të Fluturimit 8432.

Nga rrëzimi i këtij avioni ndërruan jetë të paktën 38 persona dhe mbetën të plagosur rëndë dhjetra të tjerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion