Dy muaj pas vdekjes së Liam Payne, ish e dashura e yllit të One Direction fejohet

Showbiz

Dy muaj pas vdekjes së Liam Payne, ish e dashura e yllit të One

Ish e dashura e Liam Payne, Sophia Smith ka bërë me dije se është fejuar me të dashurin e saj, James Bridgwood.

30-vjeçarja njoftoi lajmin e saj të lumtur këtë të premten me anë të një video të James duke shtruar pyetjen në ditën e Krishtlindjes, së bashku me vajzën e tyre Angelina. Sophia shkroi: “Po një milion herë”.

Sophia zbuloi për herë të parë se ishte në lidhje me James në 2021 dhe të dy ata u bënë prindër në prill të 2023.

Influencuesja krijoi një lidhje me Liam Payne nga viti 2013 deri në 2015 pasi ishin miq që nga shkolla.

Lajmi i saj vjen vetëm dy muaj pasi Liam vdiq tragjikisht në Buenos Aires, pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli në kryeqytetin argjentinas.

Ai po planifikonte të martohej me të dashurën e tij Katie Cassidy para vdekjes së tij. Kate, e cila ishte në lidhje me yllin e One Direction për dy vjet, ndau një shënim nga Liam në internet menjëherë pas vdekjes së tij, duke zbuluar planet e tyre.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion