Megaoperacioni anti-drogë/ Kapet edhe një lloj droge e re në formë xheli, vinte me postë nga jashtë

Aktualitet

Nga megaoperacioni anti drogë që po zhvillohet në Tiranë dhe disa qytete të vendit, është zbuluar edhe një lloj droge e re që vinte nga jashtë. Lënda narkotike është në formë xheli dhe vinte nga jashtë, kryesisht me postë.

Nuk ka ende asnjë informacion se si trafikantët kanë arritur këtë lloj droge nëpërmjet postës. Nga verifikimet, sipas burimeve të policisë, është faktuar se kjo lloj droge vinte me postë në vend.


Janë disa raste që janë zbuluar në kryeqytet dhe një në policinë e Durrësit për drogën që vinte me postë.

Nga operacioni, janë lëshuar 112 urdhër arreste vetëm në Tiranë. Mes tyre ka edhe vajza. Burimet kanë bërë me dije se në rang vendi, nga ky operacion janë arrestuar mbi 200 persona.

 

ME TE LEXUARAT