“Më mori prokurori telefonin pa dashje”, Gaz Paja flet pasi u paraqit në SPAK

Aktualitet

“Më mori prokurori telefonin pa dashje”, Gaz Paja flet pasi u

Aktori i humori Gazmend Paja u paraqit këtë të enjte në SPAK. Qëndrimi i tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme zgjati rreth 1 orë, ndërsa Paja iu përgjigj me humor interesit të gazetarëve në dalje.

I pyetur nëse në Prokurorinë e Posaçme ka shkuar si aktor apo si investitor strategjik, Paja tha: “Jo, ishim ulur me Prokurorin në një kafe dhe pa dashje mori celularin tim, solli të tijin dhe mori timin."

I pyetur se cili prokuror e ka marrë në pyetje, aktori tha: “Nuk ia di emrin, ishte rastësi”.

Ende është e paqartë arsyeja pse Gazmend Paja u paraqit sot në SPAK, por mësohet se aktori ka qenë në Prokurorinë e Posaçme edhe dy ditë më parë.

Gazmend Paja në vitin 2019 mori statusin e investitorit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, një vendim për të cilin Partia Demokratike kërkoi që të hetohet nga SPAK.

Aktori ka fituar statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një resort në Dhërmi, vepër që do të realizohej falë bashkëpunimit mes 2 kompanive me vlerë 13.8 milionë euro, por për opozitën pas aktorit qëndrojnë politikanë dhe persona të lidhur me krimin.

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi asokohe vendimin që e shpall Pajën investitor strategjik si abuziv dhe shpërblim politik për lidhjet e aktorit me Partinë Socialiste.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion