Me kokainë dhe kanabis në automjet, “Shqiponjat” arrestojnë 24- vjeçarin në Kukës

Aktualitet

Me kokainë dhe kanabis në automjet, “Shqiponjat”

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar në hyrje të qytetit, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin I. N.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi I. N., 24 vjeç, banues në Kukës, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion