22-vjeçarja arrestohet për vjedhje në Tiranë, një tjetër blen karburant me kartëmonedha false

Aktualitet

22-vjeçarja arrestohet për vjedhje në Tiranë, një

Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se mes të arrestuarve është një 23-vjeçar. I riu është vënë në pranga pasi dyshohet se për të blerë karburant ka përdor kartëmonedha të falsifikuara.

Ndërkohë edhe një 22-vjeçare është vënë në pranga pasi ishte dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin F. Ç., 23 vjeç, pasi dyshohet se për të blerë karburant ka përdor kartëmonedha të falsifikuara.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtetasen K. Ç., 22 vjeçe, e cila e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.”- njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion