SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani

Aktualitet

SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të

Prokuroria e Posaçme ka pranuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të mos u paraqitur në institucion të hënën e 3 Shkurtit.

Kërkesa e depozituar nëpërmjet avokatit është pranuar, për shkak se Berisha do të udhëtojë në Gjermani, për një takim pune. Por ai do të paraqitet të hënën e tretë të muajit të ardhshëm. Apeli i GJKKO i riktheu masën detyri paraqitjeje me 2 herë në muaj në SPAK Berishës për këtë dosje, duke e rrëzuar revokimin e mëparshëm të GJKKO-së.

Berisha ka marrë ftese nga CDU për në datën 3 Shkurt. Kjo ftesë mësohet se është dorëzuat e përkthyer nga ana e noterit.

Kreu i selisë blu është nën akuzë dhe i pandehur nga SPAK prej më shumë se një viti, për dosjen “Partizani”, me akuzën korrupsion pasiv

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion